Në emër të Bashkim Hajdinit, që ishte pronari i punishtes ekzistonte vetëm një nipt për një automjet sipas të cilit e përdorte për shpërndarjen e produkteve për fast-food-e. Duke qenë i ligjëruar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mund të ushtronte kontroll mbi të, të cilin e bllokuan për mungesë kushtesh. Ndërkohë krimi ekonomik vendosi mbylljen e aktivitetit të përpunimit. Policia bëri arrestimin në flagrancë të pronarit të aktivitetit mbi të cilin rëndojnë tre vepra penale "Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin", "Mashtrimi me produktet ushqimore" dhe "Fshehja e të ardhurave".