Fiks Fare sapo u njoh me problemin i kërkoi zotërisë të fliste edhe njëherë me Ambasadën Greke, Konsullatën Shqiptare dhe spitalin në prani të kamerës së Fiksit. Ambasada Greke në Tiranë i përsëriti edhe njëherë kërkesën për të sjellë certifikatën e vdekjes pa të cilën nuk mund të merrte lejen e kalimit. Ndërsa Konsullata Shqiptare në Selanik e cila e kishte lënë disa herë në pritje, pasi dëgjoi edhe njëherë problemin e zotërisë i kërkoi të marrë në telefon edhe njëherë të nesërmen, duke i thënë që duhet sërish kohë për të kontaktuar me spitalin. Zotëria i revoltuar i tha se kjo përgjigje ishte e njëjtë me atë të kaluarën edhe pse kishin kaluar plot 10 ditë.