Fiks Fare/ Kanë dalë nga burgu me leje disa herë, por nuk përfitojnë lejen ‘Covid 19’
30/04/2020 20:26

Fiksi solli dy raste të personave të cilët edhe pse ishin në listën e publikuar nga Ministria e Drejtësisë për të marrë lejen e përkohshme për shkak të pandemisë Covid 19, ata nuk dolën nga burgu. Tone Prroj, nga Shkodra , kërkoi ndihmën e Fiksit pasi djali i saj nuk e kishte përfituar këtë leje dhe pse i kishin dorëzuar të gjitha dokumentet dhe djali ishte në listën e publikuar nga Ministria e Drejtësisë "Djali im ka dalë 3 herë me leje,ka përfituar edhe ulje dënimi për shkak të sjelljes së mirë në burg, tani na thonë ka rrezikshmëri të lartë për shoqërinë dhe kjo është e padrejtë "thotë e moshuara Prroj , nëna e Dashamir Prrojit i cili vuan dënimin në burgun e Reçit. Por përveç këtij rasti Fiksi solli edhe rastin e një tjetër të dënuari me origjinë nga Shkodra, vëllai i të cilit jetonte e punonte në Itali,në një lidhje në Skype ky i fundit kërkoi ndihmë pranë Fiksit për vëllain që e ka në burgun e Reçit dhe që nuk doli nga burgu me lejen e përkohshme. " Është dënuar për lëndë narkotike, dhe është në burgun e Reçit, nuk di pse nuk doli tani që i takon pasi ne i ndoqëm të gjitha procedurat dhe vëllai im ishte në listën e publikuar nga Ministria e Drejtësisë" tregon Adi Osmani ,vëllai i Kastriot Osmanit i cili është i 514 në listën e publikuar nga Ministria e Drejtësisë si përfitues i lejes së përkohshme. Emisioni Fiks Fare kërkoi informacion pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për dy të dënuarit, Klodian Osmanin dhe Dashamir Prrojin. Ky institucion në përgjigjen e tij thotë se të dy këta persona nuk e kanë përfituar lejen e përkofshme për shkak të pandemisë Covid 19 për shkak se dy të dënuarit sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve paraqesin rrezikshmeri të lartë shoqërore. Ndërkohë të dy këta individë po vuajnë dënim për kultivim dhe tregtim të lëndëve narkotike, ku specifikisht secili prej tyre është kapur me më pak se 4 kg kanabis sativa. Gjithashtu Dashamir Prroj ka dalë 3 herë me lejë nga burgu dhe i është ulur një vit dënim për sjellje të mirë në institucionin ku ai po kryen dënimin, specifikisht në Burgun e Reçit. Pra këta të dënuar sipas drejtorisë së burgjeve nuk paraqesin rrezikshmëri kur dalin me leje në kohë normale, por rritet rrezikshmeria në pandemi.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 31 Mars 2026
31/03 20:50
Realitet i dhimbshëm/ Qytetarët shpërthejnë me video për rrugët, HEC-et dhe ujin e pijshëm! – Fiks Fare
31/03 20:45
‘Vezë e domate kundër Ramës!’ Vetëm me dhunë do të fitojë Berisha? – Fiks Fare
31/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 30 Mars 2026
30/03 21:01
Monitorime/ Kujdes! Laptopi në prehër dëmton testikujt e meshkujve – Fiks Fare
30/03 21:00
7 muaj pa përgjigje për pensionin, ISSH lëviz vetëm pas ndërhyrjes së Fiks Fare!
30/03 20:45
Çfarë do ndodhte nëse Rama dhe Berisha ndërronin drejtimin e partive? – Fiks Fare
30/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01