Fiks Fare/ Kampioni humb “ndeshjen” në gjykatë!
19/05/2021 20:30

Stefan Gjinerari (Gjenerali), 74 vjeçar, denoncoi në emisionin investigativ se ka blerë një apartament me certifikatë pronësie në zonën e Astirit në Tiranë. "Ia kam blerë një personi i cili kishte dokumente të rregullta. Ky personi ia kishte blerë kompanisë me administrator zonjën Vjollca Hoxholli. E kam regjistruar edhe në Hipotekë. Kam shkuar te apartamenti dhe brenda banesës ishte një person tjetër. Ky ia kishte blerë personave të tjerë. Nuk kishte Hipotekë. I kërkova të liroj banesën, nuk pranoi. Edhe policia nuk e nxori dot. Policia më kërkoi një vendim gjykate. Iu drejtova Gjykatës së Tiranës 3 vite më parë, ku kërkon nga personi që është në banesë lirim dhe dorëzim sendi. Gjyqtare është zonja Mimoza Kajo Brahimi" thotë Stefani. Më tej pohon se gjatë këtyre 3 viteve, nuk është thirrur asnjë dëshmitar. "Është bërë një akt ekspertimi, një zonjë që s'dinte as kartelat e pasurisë. Përherë shtyhej gjyqi. Në muajin shkurt 2021 ishte seanca e radhës. Unë shkoja vet, nuk mora avokat. Shpenzime koti, pasi unë i kam të gjitha dokumentet në rregull. Në atë seancë sekretarja e gjyqtares më dha një shënim në një letër të verdhë se seanca e radhës është në datën 10.03.2021, në orën 13.30. Kam shkuar në gjykatë 1 orë para. Prita sa prita dhe pyeta sekretaren dhe gjyqtaren. Më thanë se gjyqi u bë dhe ishte pushuar. I kërkova shpejgime dhe i tregova edhe letrën që më dhanë, por ikën. Unë me të gjitha dokumentet, shkoja seancë më seancë dhe të më ofendojnë në këtë mënyrë. Ku ta gjej këtë të drejtë?" thotë ai, ndërsa pohon se 3 vite gjyq u hodhën në kosh nga kjo gjyqtare. "Po sikur të më shtypte makina, ose të rrëzohesha nga shkallët do e pushonte? Aq më tepër që më dhanë shënim se gjyqi ishte në orën 13.30 dhe e bënë më para. Madje, do e ketë bërë edhe në zyrën e saj!" thotë ai.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 1 Gusht 2025
01/08 21:01
Monitorime/ Koreografi tregon pikat e tij erotike – Fiks Fare
01/08 21:00
Bregdeti pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla. Shkelet ligji, rrezikojnë pushuesit! – Fiks Fare
01/08 20:45
Vëzhgimi i Fiks Fare nga Velipoja në Vlorë, plazhet pa vrojtues – Fiks Fare
01/08 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 31 Korrik 2025
31/07 21:01
Monitorime/ Fevziu kokën më të madhe se gjermani – Fiks Fare
31/07 21:00
Ujësjellësi i Vranishtit kushtoi 1.7 milionë euro, por uji është me pikatore! – Fiks Fare
31/07 20:45
Jetojmë në kohëra ku të varfërit duan të hanë po s’kanë, të pasurit mbajnë dietë – Fiks Fare
31/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 30 Korrik 2025
30/07 21:00
Monitorime/ Telefonuesja: Burrat në kafë shohin kërcinjtë e grave – Fiks Fare
30/07 21:00
Shtëpia e mbyllur dhe kyçur prej 20 vitesh, pa sahat por me 4 mln lekë konsum uji! – Fiks Fare
30/07 20:45
Qytetarët denoncojnë dhe raportojnë – Fiks Fare
30/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 29 Korrik 2025
29/07 21:01
Monitorime/ Kikia ” Sot njerëzit ende i hedhin mbeturinat kuturu” – Fiks Fare
29/07 21:00
U trafikua për prostitucion, dhuna dhe traumat e çuan në skizofreni. Nëna apel për drejtësi
29/07 20:45
Pse thonë që të gjithë të afërmit e tu i njeh në derën e gjykatës? – Fiks Fare
29/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 28 Korrik 2025
28/07 21:01
Monitorime/ Fevziut i ka shpërthyer bolieri si bombë atomike – Fiks Fare
28/07 21:00
Denoncimi “Skema e fajdes dhe zhvatja me kërcënim, më largoi nga Shqipëria” – Fiks Fare
28/07 20:45
Gjyqtarët e vjetër u zëvendësuan me të rinj, po a ndryshoi drejtësia? – Fiks Fare
28/07 20:30