Qeranza Basha është një tjetër pensioniste që merr pension 34.500 lekë në muaj. Edhe pse ajo tregon për Fiksin se pensioni që ajo merr është më i mirë se i disa bashkëmoshatareve të saj, përsëri është e pamjaftueshme për shkak se ilaçet dhe vizitat që duhet të bëjë në fund të çdo muaji kushtojnë.