Fiks Fare/ “Jashtë karrexhate”, si u zhvendos vendi i aksidentit nga akuza
22/02/2022 20:30

Prokurori i parë, Astrit Halilaj, e mori të pandehur inspektorin Gjergj Gjeloshi, duke e akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ja çfarë shkruan prokurori në këtë dokument: “autori është përplasur me një këmbësor, në një kontenier të ndodhur në anën e djathtë të rrugës”. Sipas tabelës fotografike, në asfalt, afër me kontenierin e mbeturinave, dallohet një njollë, e cila gjendet nga vija e ndërprerë ndarëse deri tek buza e asfaltit, afër vendit ku vendoset kazani i mbeturinave”. Automjeti është dëmtuar në krahun e djathtë, xhami, pasqyra. Ky prokuror shkruan se “nga mekanizmi dhe dinamika, drejtuesi i metit përveçse ka udhëtuar me shpejtësi, nuk ka arritur të reagojë për të evituar përplasjen me këmbësorin dhe pika e takimit, sipas njollave në asfalt, ka qenë jashtë vijave të ndërprera të karrexhatës, ngjitur me kazanin e mbeturinave”. Pas komunikimit të akuzës, prokurori Astrit Halilaj ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin e dosjes në gjykatë në muajin prill 2021. Por, dy muaj më vonë, prokurori Astrit Halilaj zëvendësohet nga kjo dosje. Çështjen e merr në dorë prokurori Albert Murçaj, i cili është aktualisht drejtues i Prokurorisë së Shkodrës. Ky prokuror ndryshon totalisht konkluzion, duke e shpallur të pafajshëm inspektorin e policisë dhe duke fajësuar viktimën. Ja çfarë shkruan: provohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor nga viktima dhe drejtuesi i mjetit e ka pasur të pamundur shmangien e aksidentit, por nuk ka shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Vendimi i pushimit të prokurorit ka shkuar në Gjykatën e Shkodrës, e cila ka urdhëruar prokurorinë që të rihetonte aksidentin. Por, prokurori Murçaj e dërgoi në Gjykatën e Apelit. Kjo gjykatë vendosi që të lëjë në fuqi vendimin e pushimit, por ende s’ka zbardhur arsyet!

Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
DIGITALB DIGITALB