Emisioni Fiks Fare solli rastin e një seksereje që operon kryesisht në qytetin e Durrësit, zonë në të cilën ka qenë edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare, për Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Fiksi solli me zë dhe figurë znj.Rexhina Leka e cila i premton bashkëpunëtores së Fiksit dëshminë e gjuhës gjermane kundrejt 2 mijë e 800 eurove.