Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një qytetari nga Lanabregasi, Komuna Dajt e Bashkisë Tiranë, i cili tregoi se inspektorët e Inspektoriatit Kombëtarë të Mbrojtjes së Territorit i kanë kërkuar ryshfet. Edhe pse ndërtimin qytetari po e bën në ligjshmëri të plotë, kur po sheshonte oborrin inspektorët e IKMT-së i kërkojnë 500 mijë lekë ryshfet për mos ta gjobitur për germime. Fillimisht qytetari ka paguar 320, pasi aq i janë ndodhur.