Fiks Fare/ Inspektimet e shtetit të pakta, ISHPSHSH: Nuk kemi inspektorë!
03/05/2022 20:30

Edison Hoxha drejtues i Qendrës për të Drejtat Në Punë në lidhje me sigurimin teknik tek punonjësit tha se sektori i ndërtimit është ai me problematiku. Ka shumë punëmarrës që nuk i respektojnë vetë këto kushte, por ka dhe nga ata punëmarrës që nuk kanë pajisjet e duhura. "Institucionet duhet të bëjnë një punë pak më kërkuese. Punonjësi duhet të ketë patjetër veshjen si një ndër kushtet për të siguruar jetën. Është punëdhënësi ai që duhet të jetë më kërkues, por edhe institucionet përkatëse duhet të inspektojnë pak më shumë" shprehet z. Hoxha. Gazetarët e "Fiks Fare" jashtë kameras takuan 2 prej inxhinierëve të dy ndërtesave të reja në ndërtim. Njëri prej tyre teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me veshjen e sigurisë teknike tha se veshja kishte të bënte me jelekun për të treguar që është punonjës, me kaskën e sigurisë për të mbrojtur kokën, dorezat dhe këpucët e punës. E ndërsa u pyet në lidhje me rripin e sigurimit ai tha se nuk kishte shpjegim për këtë. Ndërsa inxhinjeri i njërës prej godinave tha se inspektimet nga institucionet përkatëse janë shumë të varfëra. Vendosin gjoba për kapelen e sigurisë dhe nuk marrin masa për rripin e sigurimit. Por duke qenë se siguria në punë dhe jo vetëm janë nën mbikqyrjen e Inspektoratit të Punës vetë zëvëndës kryeinspektoria e këtij institucioni, znj. Irida Qosja tha se ky institucion ka detyrim kontrollin e zbatimit të ligjit. Ndërtimi klasifikohet si një ndër profesionet më të vështira. Aksidentet në ndërtim në të shumtën e rasteve janë fatale. "Në sektorin e ndërtimit 3 mujorin e fundit për vitin 2022 kemi gjithsej 6 aksidente të regjistruara dhe të konfirmuar 1 aksident me humbje jete dhe një çështje tjetër që ende nuk kanë mbaruar hetimet" shtoi ajo. Në Inspektoratin e Punës janë gjithsej 98 inspektorë të cilët janë të atashuar në 6 drejtori rajonale. Për secilin rajon janë 13 sektorë inspektimi. "Sektori i ndërtimit ka një zhvillim të menjëhershëm. Sado i lartë të jetë numri i inspektorëve është e pamundur të qëndrosh pas çdo biznesi. Ne kemi një staf të caktuar inspektoresh dhe s'mund të jenë pas çdo kantieri ndërtimi ose pas çdo subjekti"përfundon kryeinspektorja.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
Monitorime/ “Ligje për atraksion turistik”, por kujdes kur tregoni bordellot – Fiks Fare
16/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 16 Mars 2026
16/03 21:00
67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza dhe për të mitur të tjerë, njëri me autizëm
16/03 20:45
Berisha e shtyu për dimër rrëzimin e qeverisë? Ja çfarë thonë qytetarët! – Fiks Fare
16/03 20:30
DIGITALB DIGITALB