Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit në Fiks Fare të një qytetari, i cili pohoi se ishte paguar nga grupet kriminale për të kryer gjymtime dhe djegie makine. Me zë dhe figurisë, Fiksi faktoi të gjithë rrjetin, nga porositësi, objektivi dhe personat që do merrnin pjesë. Menjëherë pas këtij denoncimi, Policia e Shtetit reagoi duke pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë shtetasit A. K., me detyrë shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Lushnje, deri në përfundim të hetimeve. Në këtë reagim, Policia e Fierit, por edhe Drejtoria e Policisë së Shtetit, e pezulluan dhe po e hetojnë shefin për fjalorin e përdorur. Ndërkohë, në asnjë rresht, këto drejtori nuk kanë dhënë informacione për grupin kriminal dhe, denoncimin më të rëndësishëm të Fiksit, mbrojtjen e jetës dhe familjes të denoncuesit!