Qytetari shkon në bashki. Drejtoresha juridike i thotë se nuk kanë çfarë të bëjnë. E udhëzon të bëjë sërish një kërkesë. Qytetari i drejtohet zyrave të IMT-së. Punonjësi i thotë që nuk kanë ndërmend të shkojnë të vriten tek prona e tij ndaj e udhëzon të marrë policinë. Gazetarët e fiksit shkojnë në bashki për të marrë një zgjidhje. Takojnë nën kryetarin . Ai duke parë dokumentet e qytetarit thotë se nuk është në dijeni të kësaj çështje. Duke thënë se IMT duhet të veprojë, nën kryetari premton se do e marrë në përparësi këtë problem për ta zgjidhur .Gjithashtu do kthejë një përgjigje zyrtare për emisioni Fiks Fare, gjë të cilën nuk e bëri edhe pse kaluan të gjitha afatet ligjore.