Fiks Fare/ IMT Korçë dhe IKMT Tiranë, “ping-pong” me përgjegjësinë
10/12/2020 20:30

Ndërtimet pa leje janë mjaft evidente në këtë resort. Por, asnjë prej institucioneve qendrore apo lokale nuk po reagon. IMT Korçë dhe IKMT Tiranë ia kalojnë përgjegjësinë njëra tjetrës, se kush i ka lejuar apo kush duhet t'i prishë. Fiks Fare bisedoi me kryeinspektorin e IMT Korçë, z.Idlir Limllari, i cili tha se, menjëherë pas transmetimit të investigimit, IMT ka shkuar në terren dhe ka verifikuar nëse ka apo jo ndërtime pa leje. Në Bashkinë e Korçës, Arben Reli, duke përdorur emrin "Morava Resort" ka bërë tre deklarata për kryerje punimesh. Sipas z.Limllari, nga verifikimet që ka bërë, ka rezultuar se punimet janë bërë në kapërcim të këtyre deklaratave. "Janë bërë pa leje" tha ai. Ndërkohë, gazetarët e pyetën nëse kanë mbajtur raport inspektimit, apo të kenë bërë kallëzim penal në prokurori për ndërtim pa leje. Ai tha se, aktualisht në IMT Korçë ka vetëm 1 inspektor, ndërkohë që ligji e përcakton qartë se duhen 2 inspektorë. Më tej pohoi se, vendi vakant i inspektorit të dytë ka që në vitin 2013. Pra, për 7 vite, IMT Korçë nuk funksionon. Ndërkohë, Fiks Fare kërkoi informacion edhe në Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, e cila thotë se "është detyrë e IMT pranë Bashkisë Korçë kontrolli dhe zbatimi i ligjshmërisë në territorin që ka nën juridiksion". Fiksi e pyeti nëse mungesa e një inspektori nga IMT Korçë mund të kishte probleme ligjore. "Aktualisht, ky inspektorit përbëhet nga një inspektor dhe një kryeinspektor, i cili nuk përjashtohet nga detyra për ushtrimin e kontrollit në objekt. Në këto kushte plotësohet numri i nevoJshëm i inspektorëve për kryerjen e kontrollit" thuhet në përgjigjen e IKMT. Pra, IMT Korçë, ka të gjithë tagrin për të bërë kontrolle dhe për të marrë vendime. Dy institucionet që duhet të mbrojnë territorin, ia kalojnë përgjegjësinë njëra tjetrës, duke shkëmbyer vetëm letra. Madje, pretendimi se, ndërtimet janë në proces legalizimi, janë rrëzuar nga përgjigjja e Kadastrës, e cila përcakton se "asnjë ndërtim pas vitit 2017 nuk është në proces".

Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30