Pas verifikimeve të bëra nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit zyrtarisht ata në një përgjigje me shkrim për Fiks Fare shprehen se leja që zotëron firma AGET është e pavlefshme që prej shtatorit të vitit 2020. Kjo leje firmës i ishte dhënë nga Këshilli i Basenit Ujor Shkumbin , Elbasan më 24 prill 2017. Ndërkohë që për Inspektoriatin Kombëtar të mbrojtjes së Territorit Qendror Tiranë, nuk figuron asnjë subjekt i licensuar për shfrytëzimin e inerteve në territorin e Qarkut Elbasan.