Fiks Fare/ I sëmuri me epilepsi pa ilaçe, i heqin kempin, përmbarimi i sekuestron llogaritë
22/12/2020 20:30

Feti Muka, 24 vjeçari nga Gjirokastra vuan që i vogël nga epilepsia. Ka rreth 5 kriza në ditë dhe ka nevojë patjetër për një nga familjarët që t'i qëndrojë afër, qoftë brenda në shtëpi, ashtu edhe kur del. Qysh prej adoloshencës është trajtuar me kemp rreth 110 mijë lekë të vjetra në muaj. Ai tregon për Fiksin se rreth 2 vite më parë u nda nga bashkëshortja për shkak të sëmundjes dhe kushteve ekonomike dhe gjykata vendosi që për vajzën e vogël duhet të paguaj 90 mijë lekë pension ushqimor në muaj. Duke mos patur mundësi t'ja paguaj, pasi rreth 70 mijë lekë në muaj i duhen vetëm për ilaçe. Përmbarimi i bllokon llogaritë bankare duke i vendosur sekuestro konservative në muajin Tetor. I gjetur para një llogarie bankare të bllokuar babai i vajzës vendosi të ankohej në Fiks Fare, pasi kempi për të është i vetmi burim të ardhurash. Ai tregon se për shkak të kësaj pamundësie ka tentuar disa herë vetvrasjen dhe krahët i ka me shenja të prerjeve që ka bërë ndër vite. Përmbarimi sipas ligjit duhet t'i bllokojë vetëm 50 mijë lekë të vjetra, pra 1/2 e të ardhurave të invaliditetit. Në muajin tetor i bllokuan të gjitha duke e lënë pa asnjë të ardhur, por më e keqja sipas asaj që rezulton është se në të njëjtin muaj i është hequr edhe kempi, kjo sepse komisioni e ka lënë pa grup. Kjo gjë doli në pah vetëm pas përgjigjes së përmbarimit pasi vetë 24 vjeçari nuk kishte dijeni. Ai thotë se është përmbarimi që ia ka bllokuar. "Përmbarimi m'i ka bllokuar llogaritë. Me kempin nuk kam më as mundësi të blejë ilaçet e jo më të paguaj pensionin. Në familje punon vetëm nëna e cila merr rreth 200 mijë lekë në muaj. Babai është i papunë ndërsa vëllai në shkollë" thotë ai. Fiks Fare u interesua edhe pranë përmbarimit. Specialistja thotë që i janë bllokuar, por nuk mund t'i mbahen më shumë së gjysma e kempit sipas ligjit. Nëse i është mbajtur shprehet ajo duhet që 24 vjeçari të bëj një kërkesë më shkrim. Në kërkesën më shkrim, përmbarimi pretendon se i është bllokuar sipas ligjit. Ndërsa në Tetor nuk i janë gjetur lekë në asnjë bankë. Ata thonë se nga korenspondenca që kanë patur me zyrat e Shërbimit Social rezulton që në të njëjtin muaj i kanë ndërprerë edhe kempin, dhe aktualisht ai është pa asnjë të ardhur pasi komsioni e ka lënë pa një grup të përcaktuar.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30