Fiks Fare solli historinë e një familjeje që i mbijetoi tërmetit shkatërrimtar mrekullisht. Gjatë mëngjesit të së martës ai bashkë me bashkëshorten, vjehrrën por edhe vajzën 5 muajshe ndodheshin në ambientet e biznesit të tij. Ambient i cili u shkatërrua tërësisht pas tërmetit, u deshën plot 4 orë nën rrënoja derisa punëtorët e tij ta nxirrnin nga rrënojat. "Zoti bëri mrekulli, pas shkatërrimit të biznesit dhurova 5 milion lekë" shprehet i mbijetuari.