Fiks Fare iu rikthye problematikës së ndërtimeve të HEC-eve vend e pavend, ku një i tillë në zonën e Matit po ndërtohet në një kanal vaditës. Madje, do të betonohet edhe një nga zonat më të bukura të Burrelit, vendburimi i Shutrrisë. Por, skandali thellohet më tej, pasi ish-kryetari i Këshillit Bashkiak të Matit, Agim Hysa, i dha leje për këtë HEC firmës ku është pronar dhe administrator.