Bashkëpunëtorët e Fiksit biseduan me hallën e të miturës dhe gjyshen e saj të cilat ishin prezente gjatë deklaratës së vajzës, po ashtu halla ka qenë personi i parë që ka shkuar në shkollë pas të bërtiturave të mbesës. Gjyshja tregon se kishin frikë të bënin denoncim, sepse djali i saj është i vetëm, ndërsa fisi i mësuesit janë me shumë meshkujt të rinj. Ndërkohë halla tregon se dëgjoi zërin e mbesës që bërtiste në shkollë ndaj shkojë më vrap te ajo. "E dëgjova që bërtiste, e dëgjoi gjithë fshati ndaj shkova me vrap, mësuesit i thashë si nuk të vjen turp" tregon halla.