Në nëntor të vitit 2019 Fiks Farë në bashkëpunim me Fundjava Ndryshe, sollën historinë e trishtë të familjes Kurti të cilët jetonin në kushte tejet të mjerueshme. Kjo familje kishte 11 anëtarë, ndër të cilët 8 fëmijë. Njëra nga vajzat e familjes kishte këmbën e gangrenizuar dhe nuk kishte mjekimi. Sot jeta e kësaj familje ka ndryshuar rrënjësisht falë Grupit Balfin. U ndërtua shtëpia e re dhe vajza e vogel ka marrë mjekimin e duhur.