Z.Malushi tregon për Fiksin se që prej 3 vitesh kanë qenë të divorcuar dhe marrëdhëniet e tyre kanë qenë korrekte për ditët e takimit të vajzës dhe kujdesin e përbashkët deri më datën 10 Gusht 2022, kur zonja Flutura Manuka mori vajzën për ta dërguar në Greqi pa dijeninë e tij. Bledi thotë se sapo është njohur me situatën, 2 ditë më pas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë ku dhe ka konstatuar kalimin e vajzës.