Fiks Fare/ Gramsh, banorët e fshatit Liras të izoluar nga shembja e urës
06/01/2022 20:30

300 banorë të fshatit Liras në zonën e Gramshit kanë kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare pasi prej 10 ditësh si pasojë e reshjeve të shumta është shembur ura e fshatit me të cilën lidhen me qytetin. Ata thonë se fëmijët kanë disa ditë që qëndrojnë në shtëpi sepse nuk kalojnë dot. Kjo urë është ndërtuar që në vitin 2008 dhe që në atë kohë ka patur problemet e saj. Çdo vit shëmbet dhe nuk është e qëndrueshme. "Bashkia vjen e riparon, por përsëri shëmbet. Kemi kërkuar disa herë ndihmë për këtë urë, bashkia vjen hedh 2-3 kova zhavorr mbi urë dhe vijnë prurjet e Holtës, prapë një avaz. Tani nuk kemi parë asnjë nga institucionet të vijnë edhe pse jemi ankuar në bashki" pohojnë banorët. me prishjen e kohës dhe reshjeve të shumta të shiut, lumi rrit nivelin e tij duke prishur urën. Banorët shprehen se shpesh herë janë munduar ta rregullojnë vetë sa munden duke i vendosur dërrasa sipër. Përsa i përket transportit dhe lidhjen me pjesën tjetër banorët pohojnë se mbi një zetor vendosin makinat personale dhe ata sipër dhe kalojnë lumin. Nuk kanë munguar edhe rastet kur mjetet i kanë lënë të parkuara nga ana tjetër e urës, por me frikën se të nesërmen mund t'ua kishin dëmtuar.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
Monitorime/ “Ligje për atraksion turistik”, por kujdes kur tregoni bordellot – Fiks Fare
16/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 16 Mars 2026
16/03 21:00
67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza dhe për të mitur të tjerë, njëri me autizëm
16/03 20:45
Berisha e shtyu për dimër rrëzimin e qeverisë? Ja çfarë thonë qytetarët! – Fiks Fare
16/03 20:30
DIGITALB DIGITALB