Fshati tjetër i përfshirë në projekt, por që nuk është bërë asnjë investim është edhe Goriçaj. Ky fshat është në mes të rrugës nga "Pushimi i Shoferit" dhe Divjakës. Ka 1 liqen brenda fshatit që banorët e quajnë Delli, por asnjë investim nuk është bërë për turizmin. Banorët pohojnë se nuk është bërë asnjë investim dhe asnjë turist nuk ka shkelur në fshatin e tyre edhe pse mburren me bukuritë e liqenit.