Fiksi solli dokumente kontradiktore të kësaj dosje. Banesa e z. Dervishi e përjashuar nga legalizimi me arsyetimin se cënon sigurinë hekururdhore , me vendim gjykate u legalizua, dhe jo vetëm aq, këtë herë thuhet qartë në vendimin e gjykatës, se Hekurudha Shqiptare shprehet se nuk e cënon sigurinë hekurudhore. Dhe kështu banesa legalizohet, por nuk mbaron këtu, qytetarit i kanë vajtur 6 gjoba dhe 6 kallëzime penale për ndërtime të paligjshme. Të gjitha janë rrëzuar në gjykatë , pasi nuk ka ekzistuar një i tillë.