Fiks Fare/ Gjirokastër/ “Po të kishim mjete s’do kishte viktima në “Asim Zenel!”
15/09/2021 20:30

Fiks Fare i rikthehet një shërbimi jetik; zjarrfikësve. Zjarret që përfshinë së fundmi vendin tonë nxorrën në pah një sërë problematikash të shërbimit zjarrfikës në vend. Flakët që shkrumbuan vendin dhe zhveshën qindra hektarë pyje nuk lanë pa zbuluar as uniformat e falura ndër vite dhe të grisura. Zjarrfikëse me depozita me vrima, ku uji rrjedh më shumë për të larë rrugët, sesa për të fikur flakët në pyje. Gazetarët e Fiksit duke marrë shkas nga situata e zjarreve në vend dhe veçanërisht nga ajo më e rënda ndodhur në fshatin 'Asim Zenel' në Gjirokastër, në datë 3 gusht 2021, ku si pasojë e flakëve humbën jetën 2 persona. Gazetarët udhëtojnë fillimisht në këtë stacion zjarrfikës, ku sipas drejtorit të këtij shërbimi në gjëndje pune janë 4 zjarrfikëse me vit prodhimi 1967! Të gjitha këto automjete janë të pakolauduara për shkak të mungesës në dokumentacion, por a kanë siguri për të ofruar shërbim apo mbeten rrugëve? Kjo lë për të dëshiruar . Gjithashtu drejtori pohon, se mungojnë veshjet e posaçme kundra zjarrit për ambiente të jashtme. Paisjet për zjarre të brëndshme i kanë të dhuruara nga donatore ndër vite. Ndërsa komandanti i stacionit na tregon sesi ndodhi ngjarja e 3 gushtit në 'Asim Zenel', ku si pasojë e flakëve humbën jetën 2 persona. Ai tregon se zjarri kishte përfshirë edhe fshatra të tjerë, përveç 'Asim Zenel' ndaj zjarrëfikset duhet të shkonin edhe atje. I pyetur nëse zjarrfiksja rridhte ujë, komandanti me lot në sy pohon se nuk duhet të thuhet kjo, pasi "kujtoj se kemi punuar atë ditë". Gazetarët e Fiksit pyesin edhe ish drejtorin e shkarkuar menjëherë pas kësaj ngjarjeje. Ai thotë se zjarrfikëset duhet të shkonin nga një fshat në tjetrin . Kur zjarri ishte në 'Asim Zenel' zjarrfikësja ishte në një fshat tjetër. Ndaj gazetarët e Fiksit shtruan pyetjen nëse zjarrfiksja kishte shkuar pa ujë në "Asim Zenel' meqënëse më parë ka qenë në një tjetër fshat. Por drejtori e mohon kategorikisht duke konfirmuar se zjarrfikësja u furnizua në Gjirokastër para se të shkonte në 'Asim Zenel'.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30