Fiks Fare/ Gjirokastër/ 27 nxënës jetojnë në mjerim, konvikti i shkollës me kushte mesjetare!
12/02/2021 20:30

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare janë ankuar një grup prej 27 nxënësish të shkollës e mesme profesionale "Thoma Papapano "në Gjirokastër. Kushtet e vështira ku ata janë të detyruar të jetojnë, por edhe temperaturat e ditëve të fundit të cilat shënojnë nën zero i kanë detyruar të rinjtë të kërkojnë zgjidhje për problemin e tyre duke trokitur në portën e Fiksit. Deri më sot të gjitha dyert kanë qenë të mbyllura për ta, duke bërë që për një kohë të gjatë të jetojnë në kushte mizerabël të një godine të ashtuquajtur konvikt. Fiksi shkoi në Gjirokastër për të parë nga afër konviktin ku jetojnë 27 djemtë e rinj. Konvikti i shkollës se mesme profesionale ndodhet në katin e dytë të një ndërtese 3 katëshe e cila është e gjitha e amortizuar . Gazetarët hyjnë brënda dhe panorama që të shfaqet përpara syve të lë pa frymë. Dyert janë të rrënuara dhe ju vjen era kalbësirë. Edhe dritaret janë në të njëjtën gjëndje madje i ftohti ,era apo shiu futen brënda në dhomat e nxënësve. Kaldaja është e dalë jashtëpërdorimit dhe nuk fuksionon. Ndërkohë prizat janë të hequra ose gjysëm të hequra të varura nëpër mure. E vetmja mënyrë që nxënësit kanë për t'u ngrohur në këto ditë të ftohta janë disa ngrohëse që i kanë marrë nga shtëpitë e tyre, por që në darkë duhet t'i dorëzojnë një e nga një tek kujdestari. Justifikimi për këtë nga ana e përgjegjësit të konviktit është se kanë qenë vetë fëmijët që i kanë prishur dhe për këtë janë ndëshkuar. Po ku lahen këta të rinj? Në të gjithë katin ekziston vetëm një dush që shërbente për t'u larë 27 djemtë. Dushi mezi hapej e mbyllej dhe të duhej shumë fat të arrije të laheshe në të. Por sikur të mos mjaftonte kjo, bolieri i dushit është i gjithë i nxirë , me sa duket më parë kishte shpërthyer në flakë. Dyert e tualetit qëndronin vetëm në skeletin e tyre.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30