Fiks Fare/ Gjergj Bojaxhiu dhe Lavdosh Ferruni: Investimi, pa asnjë studim
10/03/2022 20:30

Ish-drejtori i KESH, Gjergj Bojaxhiu, thotë se në vend që të kishim një TEC për balancimin e sistemit, qeveria ndërmerr nisma të pa studiuara. Por, çfarë është TEC-i lundrues dhe ku do të vendoset?! Sipas një dokumenti që disponon Fiks Fare, TEC-i lindrues do të vendoset në Triport, Vlorë. Pra, brenda Portit të Peshkimit!! Do të jenë dy anije, të cilat do prodhojnë energji. Vendosja do të jetë në afërsi të TEC Vlorë, me qëllim që të jetë sa më e lehtë që energjia të hidhet në rrjet, pasi do lidhet me rrjetin elektrik të TEC Vlorë. Ndërkohë, për ambientalistin Lavdosh Ferruni, po bëhet dy herë gabim, njëherë në 2001 ku u vendos në atë vend turistik dhe me bregdet të mrekullueshëm dhe tani që po vendoset në Portin e Peshkimit. Por, investimi 24 mujor për marrjen me qira të TEC-it lundrues po mbivendoset me dy projekte, koncesione që po zbatohen në Vlorë. Para pak muajsh, Ministria e Infrastrukturës dha me koncesion Portin e Vlorës. Sipas një dokumenti, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në datën 29 mars 2021 dha me koncesion ndërtimin e Portit Turistik të Vlorës, që do vendoset në portin aktual. Firma fituese duhet të investojë 22 milionë euro dhe kundrejt investimit do të menaxhojë për 35 vite këtë port. Ndërkohë, e njëjta ministri, në nëntor 2021, dha me koncesion 10 vite ndërtimin e Portit të Peshkimit në Triport, në zonën e Zvërnecit. Vlera e këtij koncesioni është plot 40 milionë euro. Pra, dy investime që mbivendosen me TEC-in lundrues. Por, a u pyetën grupet e interesit?! Lavdosh Feruni thotë se jo, teksa pohon se zona duhet të jetë turistike. Investimi, sipas Bojaxhiut, është spontan. Në fund, ambientalisti Ferruni thotë se qeveria duhet të hedhë sytë nga energjia diellore. Madje, ligji është miratuar, por s'kanë dalë ende aktet nënligjore!

Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Tetor 2025
24/10 21:01
Monitorime/ Avokati zbulon prapaskenat: Pas konjakut, deputetët puthen! – Fiks Fare
24/10 21:00
“Na trajtojnë si skllevër!” Minatorët e Spaçit në protestë prej 10 ditësh! – Fiks Fare
24/10 20:45
Nga rruga në ekran, zëri i qytetarëve në Fiks Fare!
24/10 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Tetor 2025
23/10 21:01
Monitorime/ Çani mendon se iu “dh*e” debati nga budallëqet – Fiks Fare
23/10 21:00
Bishani, fshati ku banorët kalojnë nëpër tuba kullimi për të shkuar në arat e tyre! – Fiks Fare
23/10 20:45
“Po më rrëshket shtëpia, gruaja nuk ecën”. Zëri i një 82-vjeçari që askush s’e dëgjon! – Fiks Fare
23/10 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 22 Tetor 2025
22/10 21:01
Monitorime/ Zihen analistët: Poshtë fustanit…, ha lugën e çorbës… – Fiks Fare
22/10 21:00
Skandal/ 18.000 dosje në duart e 3 përmbaruesve pa licencë! – Fiks Fare
22/10 20:45
Ende jashtë BE-së, por Rama jep këshilla nga Londra . A e dëgjon Europa? – Fiks Fare
22/10 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 21 Tetor 2025
21/10 21:01
Monitorime/Dash Shehi: Trampi nuk e ashtu fare “trampin” e vet – Fiks Fare
21/10 21:00
Mësuesi kërcënohet nga djali i drejtoreshës së ZVA-së. “Në orën 6 në kafe, përndryshe…” – Fiks Fare
21/10 20:45
Berisha në krye të PD-së me bordero nga Rama. Ja si e ‘zbërthen’ populli lojën politike – Fiks Fare
21/10 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Tetor 2025
20/10 21:01
Mediu “pagezohet” live si Sejdiu – Fiks Fare
20/10 21:00
Nga shpërblimi në ndëshkim! Shteti detyron shoferët e ambulancave të kthejnë mln lekë – Fiks Fare
20/10 20:45
Roli avokatit dhe prokurorit në gjykatë, fushë loje e barabartë apo sistem i njëanshëm? – Fiks Fare
20/10 20:30
BILETA Portokalli - Bileta