Fshatrat Mollas dhe Qinam të Kolonjës po boshatisen nga njerëzit. Shkak për largimin e tyre nga fshatrat janë jetesa e vështirë, pasii mungojnë investimet si në ujin e pishëm , në kanalizime dhe infrakstrukturë. Para viteve '90 në Mollas jetonin mbi 1000 banorë, në ditët e sotme në dimër nuk takon më shumë se 15-20 banorë. Në Qinam ka më shumë banorë dhe shkolla është e ndarë në klasa kolektive , pasi e kanë të pamundur që fëmijët t'i çojnë për shkollim në Ersekë. Në qendrën shëndetësore kanë një infermiere e cila punon vetëm në turnin e paradites. Pas këtij orari të sëmurët duhet t'u drejtohen qyteteve si Ersekës apo Korçës. Të dy këto fshatra problem kanë ujin e pishëm. Por administratori i UK Kolonjë u shpreh për Fiksin se brenda viti kalendarik 17 fshatra , ku në to edeh Mollasi me Qinamin do të furnizohen 24 orë me ujë.