Astrit Ballaxhia ka punuar si minator për vite me rradhë në minierën " Ringjallja", por kjo firmë mesa duket nuk ekziston, pasi emri i saj është ndryshuar gabimisht. Firma " Ringjallja" në dokumenta bëhet "Rilindja". Kur qytetari dorëzon dokumentat për të përfituar pensonin e tij përgjigja që merr është se nuk plotëson kriteret e duhura për pension.Firma me emrin 'Rilindja' nuk ka zhvilluar asnjëherë aktivitet minerar. Në këto kushte qytetari nuk plotëson kriterin e vjetërsisë për kategorinë e nëntokës që është 12 vite e 6 muaj.Pasi u sorrollat disa muaj nëpër zyra përgjigjja ishte sërish negative.