Edhe mbrëmjen e së mërkurës Fiks Fare vazhdoi me denoncimin për masakrën mjedisore që po i bëhet Parkut Kombëtar të Tomorrit. Edhe pse zonë e mbrojtur puna vazhdonte rregullisht çdo ditë duke nxjerr nga mali dhjetra metra katrorë pllaka guri. Por këto firma që shfrytëzojnë malin e Tomorrit në paligjshmëri, mbrohen nga ata që veshin petkun e ligjit, policia.