Sipas dokumenteve që disponon "Fiks Fare", në muajin dhjetor 2020, Spitali Rajonal i Korçës, ka hapur një tender me vlerë plot 1 milionë euro për blerjen e oksigjenit të lëngët dhe të gaztë. Në të njëjtën kohë, ngjitur me godinën e Senatoriumit në Korçë, brenda ambienteve të spitalit, është vendosur një depozitë për oksigjenin nga kompania Messer Albagaz. Procedurat kanë vijuar, ndërkohë fituesi është shpallur në datën 29 janar 2021. Fituesi, i të dyja loteve është kompania Messer Albagaz, e cila kishte vendosur depozitën e gazit në mes të muajit dhjetor 2020!