Fiks Fare/ Firma e kushëririt të ish-kryetarit të bashkisë fitoi tenderin
08/03/2022 20:30

Pas ankesave, Fiks Fare siguroi dokumentet e tenderit të kryer nga Ujësjellës Kanalizime Pogradec. Kjo drejtori, në muajin nëntor të vitit 2020, hapi një tender me objekt "sistemim i Ujësjellësit të fshatit Lin", me fond limit 16.9 milionë lekë të reja. Fitues i këtij tenderi ishte firma REJ, me administrator z.Luan Kapri. "Administratori dhe pronari i firmës REJ është z.Luan Kapri, kushëriri i ish-kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri" thonë banorët. Sipas dokumentit "njoftimi i fituesit" të këtij tenderi, kjo firmë ishte e vetmja në garë, ndërsa kishte një ofertë prej 15.9 milionë lekë të reja. Fituesi u shpall në fillim të vitit 2021, ndërkohë që kontrata u lidh disa javë më vonë. Sipas dokumenteve, firma fituese kishte një afat prej 5 muajsh për zbatimin e kontratës. Por, megjithëse ky afat ka përfunduar prej shumë muajsh, Ujësjellësi i fshatit Lin ende s'ka përfunduar! Gazetarët e Fiks Fare biseduan edhe me z.Gafurr Adili, kryetar i fshatit Lin, i cili tregoi se janë ankuar disa herë, por deri tani askush nuk është kujtuar. "Firma ka bërë punime të dobëta. Në fillim kanë sjellë tuba të përmasave të vogla. Jo si i bën gjermani në Rrajcë apo në rrethinat e Pogradecit. Janë punime të dobëta që kanë sjellë zvarritje, madje edhe pusetave nuk u kanë hedhur as rërë. Gjithashtu, edhe rrugën që kanë hapur, nuk e kanë ngjeshur" thotë z.Adili, ndërsa tregon se e njëjta firmë, REJ me pronar z.Luan Kapri, ka ndërtuar në vitin 2005 Ujësjellësin e Fshatit Lin. "Është e njëjta firmë që ka bërë punimet në 2005-ën. Edhe atëherë, punimet ishin skandal. E njëjta gjë edhe tani. Askush nuk ndërhyn për këtë situatë" thotë z.Adili, teksa përfundon se ka marrë kontakte edhe me Ujësjellës Kanalizime Pogradec, por ende nuk është zgjidhur kjo problematikë.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
DIGITALB DIGITALB