Pas trajtimit të rastit të familjes Matusha nga Velipoja në emisionin Fiks Fare ata morën këstin e dytë të dëmshpërblimit si familje të përndjekurish. Prena Matusha falenderoi emisionin investigative për punën e bërë, ajo tha se atë që nuk e bënë dot për 6 vite Fiksi e bëri për 2 ditë. “Do lutem që ju të jeni mirë, siç lutem për fëmijët e mij” tha Prena për gazetarët e Fiksit.