Pas transmetimit në Fiks Fare të problematikës që hasnin fëmijët e shkollës 'Vajdin Lame' dhe kopështit ' Yjet e Domjes' ku çdo ditë u duhet të kalonin mbi ujërat e zeza që kishin shpërthyer në sipërfaqe, reagoi edhe UKV. Ujësjellësi i Vorës sot dërgoi në Domje një grup inxhinierësh dhe makineri të rënda për të rregulluar këtë problematikë.