Pas denoncimit të Fiks Fare para dy ditëve ka reaguar Drejtoria Vendore e Policisë Durrës. Ata falenderuan emisionin Fiks Fare për denoncimin e rastit dhe sqaruan se autori është shoqëruar në ambientet e komisariatit dhe materialet i janë dorëzuar Prokurorisë Durrës. Autori akuzohet për dy vepra penale atë të " Mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe " Trafikim i armeve dhe municioneve".