Fiks Fare solli historinë e një pacientejë nga Elbasani , ku me letër rekomandimi ishte nisur me urgjencë nga Spitali Elbasan për t'u shtruan tek Onkologjiku Tiranë. Por ju deshën plot 4 orë pritje në ambulancën që vërtitej sa në Urgjencën e QSUT e sa tek Onkologjiku për t'u shtruar. Kjo pasi Onkologjiku e përcjell tek Urgjenca, e kjo e fundit nuk e pranon pasi është për tek Onkologjiku. Gjendja e pacientes ishte tepër e rënduar sa një javë më pas humbi jetën.