Kryeplaku i Qesaratit ishte zgjedhur nga populli, por nuk i jepej vula. Njësia Administrative shfajësohej se nuk e gjente dot ish kryeplakun që t'i merrte vulën, ndërkohë që Fiksi tregoi se në shtëpinë e ish kryeplakut askush nga njësia nuk kishte vajtur për t'i kërkuar vulën. Pas transmetimit në Fiks Fare njësia administrative u vu në lëvizje duke i dorëzuar më në fund kryeplakut vulën. Sot kryeplaku me funksion të plotë falenderon Fiks Fare.