Fiksi ishte në fshatin Hysgjokaj të Bashkisë Lushnje, ku para disa ditësh ra një breshër i madh dhe më të dëmtuarit janë dy fermerë që u janë çarë plasmaset e serave duke ju prishur pothuajse të gjithë bimët e mbjella. Sipas tyre askush nuk ishte interesuar për dëmet që kishin pësuar madje njëri prej fermerëve ishte kërcënuar kur ishte ankuar me heqje nga puna.