Sot nisi viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar, ku 450 mijë nxënës janë ulur në bankat e shkollës. Me çanta të reja, veshje të reja dhe lule në dorë shkollat kumëzhinë prapë nga zërat e fëmijëve. Ndryshe nga shumë familje shqiptare Fiks Fare solli rastin e tre familjeve që jetojnë në skamje, fëmijët e të cilëve punojnë për të blerë çantën dhe mjetet shkollore. Punë si lulleshitës, mbledhje të manaferrave apo edhe bimëve medicinale.