Një grup punonjësesh të një fasonerie në Domje të Tiranës ankohen se nuk kanë marrë pagën e muajit shkurt, dhe se pronari sëbashku me administratoren pagën e luftës ua kanë quajtur edhe si pagë të shkurtit. E pyetur nga Fiks Fare administratorja Blerta Terpollari pohoi se punëtoret të cilat ajo i cilëson si 'tru pula" nuk kanë për ta marrë pagën e shkurtit, pasi nuk kanë plotësuar normën dhe janë larguar nga puna pa njoftuar.