Nga investigimet që bënë gazetarët e Fiksit nëpër disa farmaci në Tiranë, panë se këto shisnin nën dorë rapid testin. Gazetarëve në disa farmaci iu tha se nuk u lejohet të shesin rapid testin, por në disa prej tyre mjafton të kërkosh një të tillë dhe nën dorë e pa kupon të serviret një rapid test. Madje farmacitë që abuzojnë me shitjen e tij të tregojnë edhe sesi duhet ta përdorësh në kushte shtëpie. Çmimi varion nga 1300 lekë deri në 2000 lekë. Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.