Emisioni Fiks Fare solli rastin e një fabrike përpunimi ulliri dhe bërsive të tyre, në një zonë ku ishte kthyer problem për banorët nga ndotja e ambientit. Në mesazhin e banorëve thuhej se kjo fabrikë është mbyllur e pezulluar disa herë nga shteti, por është hapur sërish. Në këto kushte kanë mbetur të pashpresë nga institucionet. Gazetarët e Fiksit shkuan në fabrikë, ku punonjësit u zotuan se kishin dokumentet dhe do i nisnin në redaksi. Fiksi solli pamje të tymit që dilte nga oxhaku i fabrikës dhe pirgje me bërsi ulliri afër shtëpive të banuara.