Çudira shqiptare/ Eristina është një vajzë nga Fieri e cila në dokumenta figuron djalë. Këtë e ka kuptuar pas mbarimit të 9 vjeçares kur do të hynte në provimet e lirimit, e që në atë kohë e deri tani nuk e ka gjetur të drejtën e saj. Ky gabim është bërë shkak që ajo sot ka humbur edhe të drejtën e vazhdimit të studimeve të larta pasi figuron gjini e emër tjetër.