Ish anëtarët e Partisë Lëvizja e Re me kryetar Arian Galdinin u ankuan në emisionin Fiks Fare se kanë kontribuar për partinë dhe nuk dinë se ku kanë shkuar paratë e tyre, pasi në moment që kanë kërkuar transparencë ata janë përjashtuar nga partia. Disa prej personave që u ankuan në emisionin investigativ kanë qenë ish kandidatë për deputetë të kësaj partie në disa qarqe të Shqipërisë, por që sot ankohen se kryetari nuk ka qenë transparent.