Një prind nga fshati Mengël i Elbasanit ankohet se kopshti shtetëror ku ai çon fëmijën , u kërkon prindërve nga 3 mijë lekë për bazën materiale për fëmijën. Kjo me arsyen se bashkia nuk i mbulon këto shpenzime, lapsa e letra për fëmijët. Ai ngre pyetjen " si ka mundësi që bashkia ka lekë për zbukurimin e qytetit në raste festash dhe nuk ka para për të paguar lapsa dhe letra për fëmijët".