Djali u përball edhe me njërin nga tre ekspertët i cili thotë se kush do të ishte në vend të shoferit nuk do të kishte mundur të shmangte dot aksidentin. Ndër të tjera ai i thotë se meqë dolën miq me Turin (Artur Sulçen) atëherë i sugjeron që Turi të kundërshtojë aktin e tij. "Të flasë avokati me Turin, ta kundërshtojë dhe e zgjidh"- shprehet eksperti Ing. Alfred Hasanaj në fund të bisedës.