Sipas inxhinierit Xhevair Ngjeqari një nga pikat e zeza me numër të lartë aksidentesh është rrethrrotullimi tek "4 rrugët e Shijakut ". Aty janë 4 rrugë që nuk dihet kush ka sensin e kalimit e para. Madje ka dhe shume biznese që hyjnë e dalin nga rruga, duke e bërë edhe më të rrezikshme.