Prindi ballafaqohet me edukatoren e cila duhet të përkujdesej për fëmijët e jo t'i dhunonte ata. Edukatorja njëkohësisht edhe pronarja, edhe pse në faj i flet keq duke i thënë "nuk e varëm fëmijën tënd , ky fëmijë nxihet sa e prek sepse është shumë i bardhë". Por ajo shkon edhe më tej me gjuhën e përdorur duke i thënë të ëmës së 1 vjeçarit se nuk është bërë nami për disa të nxira që ka fëmija në trup. Përveç kësaj edukatorja pranon se i shoqi i ka kërkuar qytetares të tërheqë denoncimin, dhe në fund i thotë " nuk mbaron me kaq ". Madje edhe ajo vetë kërcënon nënën e 1 vjeçarit se nuk do ja fali kurrë nëse nga denoncimi shkon në burg.