Në përplasjen e mësuesit me drejtorin, ky i fundit i thotë gjatë gjithë kohës që "orët jam unë ai që i ndaj dhe ti je i paligjshëm, ti s'duhet të ishe fare këtu". Ai i kujton edhe komisionin e etikës i cili u ngrit pasi mësuesi nuk pranoi të japë lendën e Qarkullimit Rrugor. Ndërkohë ky drejtor nuk ka ndërmarrë asnjë hap ligjor për largimin e mësuesit nga shkolla pavarësisht se pretendon se është i paligjshëm. Gjithashtu ai e kërcënon mësuesin duke i thënë se mund të mbetet edhe pa orë fare.