Fiks Fare/ Drejtori i Urbanistikës: S’ju ka dëmshpërblyer Rama, kur të ketë lekë do dëmshpërbleheni
20/11/2020 20:48

Fiks Fare denoncoi veprimet e disa institucioneve qendrore lokale, të cilat në "bashkëpunim" me njëra tjetrën do të linin në rrugë të madhe një familje me 6 anëtarë në Kuçovë. Në këtë qytet po ndërtohet Parku i Gjelbër, projekt i cili prek disa banesa të hipotekuara. Është miratuar VKM-ja për shpronësimin, por nuk është bërë akordimi i fondeve për këto familje. Megjithatë, Bashkia e Kuçovës i kërkonte kësaj familje që të largohej nga banesa, pa i dhënë fondin e akorduar. Kryefamiljari, Altin Malaj, thotë se nuk është kundra projektit, por në adresë të tij i ka shkuar një shkresë që duhej të largoheshin në datën 6 nëntor. Dokumenti i kishte shkuar me postë në datën 3, dhe për 3 ditë duhej të largohej menjëherë. "Unë jam veti 6 në familje, me të moshuar dhe fëmijë. Ka dalë një listë shpronësimi me vlera përkatëse me emrin tim dhe të gruas, po s'na kanë kaluar asnjë lekë. Sot është data 6 dhe unë duhet të largohem nga banesa" tha ai për kamerën e Fiks Fare. Fiksi dokumentoi një takim mes Altinit dhe Drejtorit të Urbanistikës në Bashkinë Kuçovë. "Shpronësimin nuk e ka kaluar Edi Rama! Ta kalojë Edi Rama dhe ta kalojmë ty" i thotë drejtori. Madje, në bisedë e sipër ai pranon se ka marrë urdhër nga drejtuesit e Bashkisë Kuçovë që banesën e familjes Malaj ta nxjerrin 30 metra mangët. Për këtë fakt, drejtori disponon edhe një e-mail që ia kanë dërguar. "Nuk jam budalla unë, kam këto prova. Më kanë thënë nxirrja 30 metra minus" pohon ai.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30