Fiks Fare/ Drejtori dhe punonjësi dorëzohen pas 3 orësh për të ndezur rulin
15/03/2023 20:30

Por, a e ndezi?! Këtu fillon edhe i gjithë kalvari i drejtorit dhe drejtuesit të mjetit. Për më shumë se dy orë, ata tentuan me të gjitha mjetet për ta vënë në punë, por ishte e kotë. Fillimisht, manovratori vuan për rreth 30 minuta, duke ndërruar bateri dhe lëvizur të gjitha pjesët për ta ndezur. Por, edhe pasi e ndez, sërish mjeti nuk ecte! S'kishte naftë, por edhe pasi i hedh lëndën djegëse, sërish probleme të shumta mekanike, xhenerike dhe elektrike. Punonjësit iu deshën plot 1 orë e 30 minuta që ta rindizte sërish, duke hequr dhe vënë tuba. Duke bërë lidhje me dorë. Pasi u ndez sërish, gazetarët i kërkuan një demonstrim të vogël, të lëvizte disa metra. Këtu filluan problemet e tjera, pasi nuk ecte as para dhe as pas. Kësaj herë, drejtori dhe manovratori tentojnë të rregullojnë levën. Qëndrojnë sërish rreth 1 orë. Heqin telat që çojnë energji te kutia e shpërndarjes. Por sërish mjeti nuk ecën, pasi ka probleme të mëdha. Në fund ata "dorëzohen", teksa fajësojnë qëndrimin e gjatë në atë vend. Manovratori Pëllumb Dema pohon se e ka punuar atë mjet që nga muaji janar 2021, kur edhe e blenë. "Mjeti ka punuar, por tani ka disa defekte duke qenë se ka qëndruar në një kohë të gjatë pa punë" thotë ai, por pyetjes se iu deshën më shumë se 2 orë vetëm për ta ndezur dhe jo për të ecur, thotë se "tani ka defekte kutia e shpërndarjes dhe se bashkia do e rregullojë". Për një mjet të blerë vetëm 2 vite më parë rreth 10 mijë euro, Bashkia e Kuçovës do të shpenzojë të tjera para për ta rivënë në punë!

Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
Monitorime/ “Ligje për atraksion turistik”, por kujdes kur tregoni bordellot – Fiks Fare
16/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 16 Mars 2026
16/03 21:00
67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza dhe për të mitur të tjerë, njëri me autizëm
16/03 20:45
Berisha e shtyu për dimër rrëzimin e qeverisë? Ja çfarë thonë qytetarët! – Fiks Fare
16/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 13 Mars 2026
13/03 21:01
Monitorime/ Ja çfarë bën dekolteja e Hygerta Sakos! – Fiks Fare
13/03 21:00
Veterriku nën pushtetin e ujit, 125 ha tokë të përmbytura nga dalja e lumit Osum! – Fiks Fare
13/03 20:45
A duhet leje nga prindërit për të rënë në dashuri? – Fiks Fare
13/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 12 Mars 2026
12/03 21:01
Monitorime/ Kolegia e vë re në transmetim, etiketa e alarmit në këmishën e moderatorit – Fiks Fare
12/03 21:00
“S’kishte të vdekur”. Si u pushuan hetimet për aksidentin me 13 makina, shkaktarët pa siguracion – Fiks Fare
12/03 20:45
A jetojmë në demokraci? Qytetarët flasin hapur! – Fiks Fare
12/03 20:30
DIGITALB DIGITALB