Në një takim që ai bën me drejtoreshën e shkollës ku është regjistri, ajo pranon se ka mungesë të faqes në regjistër. Ajo thotë është grisur fleta dhe nuk mungon vetëm nr amzës së qytetarit, por edhe e të tjerëve. Drejtoresha i tregon qytetarit se këtë regjistër nuk e pranon as arkivi. Gazetarët e Fiksit e pyetën drejtoreshën nëse këtë problem e ka adresuar diku, por ajo thotë se e ka bërë paraardhësi i saj. Por në fakt emisioni investigative me përgjigjen që mori në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Korçë faktoi se drejtoresha gënjeu.